back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaZgjedhjetAndi Belegu: Kultura është ajo që na mban gjallë si qytet

Andi Belegu: Kultura është ajo që na mban gjallë si qytet

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

“Kultura është ajo që na mban gjallë si qytet. Ajo që na lidh me kujtesën, me rrënjët dhe me njëri-tjetrin. Por sot, ajo është më e varfër se kurrë, pa teatër, pa hapësira për artistë, pa vend ku arti të flasë lirshëm. Ne do ta ndryshojmë këtë!” – ka deklaruar kandidati për Asamblenë e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Andi Belegu.

Në programin e tij për zhvillimin kulturor të kryeqytetit, Belegu paralajmëron projekte konkrete që synojnë ta kthejnë kulturën në zemër të Prishtinës:

🟩 Objekti i Gërmisë do të shndërrohet në Sallë Koncertesh dhe Galeri të Qytetit, një hapësirë e hapur për artistë, muzikantë dhe publikun.

🎭 Teatri i Prishtinës do të ndërtohet si shtëpia që i mungon kryeqytetit, një investim i vonuar për artin skenik.

👧 Qendra e re Kulturore për Fëmijë do të krijojë mundësi për brezat e rinj të mësojnë, krijojnë dhe ëndërrojnë në kushte dinjitoze.

🏘️ Do të krijohet Rrjeti i Qendrave të Kulturës në çdo lagje e fshat, që arti të mos mbetet privilegj i pakicës, por të jetë pjesë e përditshmërisë.

🎨 Parashihet financim i dinjitetshëm për artistët e rinj dhe organizatat lokale, për të mos lejuar që talenti të shuhet nga mungesa e mundësive.

🚐 Përmes Karvanit Kulturor të Qytetit, arti do të arrijë në çdo lagje e fshat të Prishtinës.

🏛️ Trashëgimia kulturore do të mbrohet dhe restaurohet, që kujtesa të mos mbetet në rrënoja.

🗺️ Do të krijohet Harta Kulturore dhe e Trashëgimisë së Qytetit, për t’i njohur dhe promovuar historinë e bukuritë e Prishtinës.

💻 Dhe, për herë të parë, një Platformë Dixhitale për Kulturën dhe Trashëgiminë do ta bëjë artin e Prishtinës të dukshëm në çdo skenë, kudo.

“Kultura është forca që i jep shpirt Prishtinës. Koha është që ajo të kthehet në zemër të qytetit tonë. Koha është për Prishtinën!”, përmbyll Belegu.

#andibelegu50

#kohapërprishtinën

#pdk191

#uranismaili

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz