“Në një tubim dy ditë më parë Haradinaj tha se në qoftë se ai do të jetë kryeministër, Kosova nuk do të ketë Bashkësi të komunave serbe. Ai më 16 tetor i bëri thirrje qeverisë që të tërhiqet nga dialogu, deri në njohjen reciproke, e jo të diskutohen temat e brendshme të Kosovës. Kurse, partia e tij beson se ndryshimet kushtetuese në lidhje me transformimin e FSK-së duhet të bëhen këtë vit”, thuhet në analizën e kandidatit të koalicionit PDK-AAK-Nisma, transmeton lajmi.net
Për Haradinajn përdoret një gjuhë më e ashpër, ku ai disa herë etiketohet si kriminel lufte.
Me tone më të zbutura, është shkruar për kandidatin e LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti.
“LDK beson se bashkësia e komunave me shumicë serbe duhet të formohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Qëndrimi i partisë së tij për dialogun është për normalizimin e marrëdhënieve duhet të ndryshohet, në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve të arritura. LDK beson se Ushtria duhet të formohet vetëm në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në analizën e Telegrafit serb.
Në raport janë të paraqitura edhe qëndrimet më të ashpra të Vetëvendosjes për dialogun dhe formimin e Asociacionit.
“Vetëvendosja konsideron se krijimi i asociacionit legalizon ndarjen e Kosovës, asociacioni duhet të krijohet vetëm brenda serbëve të Kosovës dhe kjo të kontrollohet nga institucionet e Kosovës. Kjo parti beson se dialogu duhet të reformohet dhe se qëndrimet e Kosovës në dialog duhet të jenë me koncesus kombëtar. Ata besojën se dialogu e ka forcuar ndikimin e Serbisë në Kosovë. Albin Kurti gjithashtu beson se Kosova ka nevojë të mbajë një partneritet me NATO-n për krijimin e Ushtrisë. Por pasi është problematike të sigurohen votat e pakicave, edhe Kurti propozi ndryshimet kushtetuese”, bëhet e ditur nga mediumi serb.
“Kur të shikohet e gjithë ajo që është theksuar, krijohet përshtypja se zgjedhja më pak e keqe për serbët dhe Serbinë do të ishte kandidati i ashtuquajtur i opsionit qytetar (Avdullah Hoti), pasi që ka qëndrime me të matura për dalllim nga krimineli Haradinaj dhe djathtisti Kurti”, është përfundimi i Telegrafit serb.
Se cili do të jetë kryeministri i Kosovës, pritet të vendoset më 11 qershor ku qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e tyre. /Lajmi.net/