back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeAnalistët: Qeverisë dhe politikanëve, Biden ua dha kritikat më të rënda

Analistët: Qeverisë dhe politikanëve, Biden ua dha kritikat më të rënda

Të ngjajshme

Mourinho drejt kombëtares së Portugalisë pas Botërorit 2026?

Jose Mourinho pritet të marrë ofertë për të drejtuar...

Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi del me njoftim

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se në lagjen...

Nis procesi i rishikimit të kurrikulave dhe programeve mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,...

FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë...

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Kosovë dha mesazh të qartë për liderët politikë se sfidë për shtetin më të ri mbetet luftimi i korrupsionit.

“Largoni zyrtarët e dënuar, nga detyrat e shërbimit publik. Korrupsioni është kancer për çdo shoqëri. Nëse nuk trajtohet, atëherë zhvillimi i vendit nuk do të jetë i mundshëm”, ka thënë Biden.

Ai po ashtu përmendi edhe çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe atë të Demarkacionit me Malin e Zi, për të cilat tha se janë punë që duhet të kryhen.

Kjo vizitë e numrit dy të Amerikës, nga analistët është cilësuar si vizita më e rëndësishme në këto vitet e fundit.

Njohësi i çështjeve politike, Arben Qirezi, ka thënë për Telegrafin se mesazhet e Bidenit ishin të qarta.

“Mesazhet kryesore të Biden ishin që Kosova ta luftojë korrupsionin, që përfshin edhe klientelizmin e nepotizmin dhe praktikat e tjera të papërgjegjshme të partive bartëse të institucioneve të vendit”, ka thënë Qirezi.

Duke komentuar deklaratën e Bidenit lidhur me Asociacionin dhe Demarkacionin, Qirezi theksoi se SHBA-të e mbështesin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se natyrisht që procesi i Asociacionit duhet të kryhet në bazë të këtij vendimi, që do të thotë se një proces i ri duhet ta ketë parasysh këtë vendim.

“Sa i takon Demarkacionit, natyrisht se SHBA-të dëshirojnë që Kosova të mos ketë çështje të hapura me fqinjët. Demarkacionin me Malin e Zi e dëshirojnë të gjithë në Kosovë, por do të jetë vlerësim i deputetëve të Kuvendit se si do ta votojnë vijën e përcaktuar kufitare”, u shpreh Qirezi.

Në anën tjetër, analisti Halil Matoshi ka thënë për Telegrafin se Joe Biden i ka adresuar Qeverisë së vendit, kastës aktuale politike, kritikën më të rëndë që dikush i ka bërë ndonjëherë. Sipas tij, nuk do koment deklarata  e tij se “mund te ecni përpara vetëm nëse e luftoni pandëshkueshmërinë, krimin dhe korrupsionin”!

“Dihet kush e ka instaluar në Kosovë kulturën e mosndëshkimit dhe dihet kush vazhdon të jetë i pandëshkueshëm”, u shpreh Matoshi.

Matoshi theksoi se Asociacioni dhe Demarkacioni janë obligime ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës dhe këto dy tema duhet të përmbyllen në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe me konsensus kombëtar.

“Shtrohet dilema nëse Qeveria e Kosovës është e aftë për këtë ose jo!?”, ka thënë ai.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, u shpreh se Kosova duhet t’i përmbahet zotimeve të bëra në Bruksel, se këto janë kushte që duhet të përmbushen për t’u integruar në Evropë, dhe se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz