Amorim pas barazimit ndaj Juventusit: Kemi ende shumë punë për të bërë!

Juventusi dhe Milani kanë ndarë pikët në derbin e javës në Serie A, pasi sfida e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin 1:1.
Milani kaloi në epërsi me golin e Cisse, por vendasit shmangën humbjen në çastet e fundit, kur Federico Gatti realizoi golin e barazimit në kohën shtesë, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Ruben Amorim, pranoi se skuadra e tij nuk zhvilloi një paraqitje në nivelin e dëshiruar.
“Nuk e meritonim fitoren dhe Juventusi nuk e meritonte humbjen. Në pjesën e parë e kontrolluam topin, por humbëm shumë pasime. Kjo skuadër luan së bashku vetëm prej dy muajsh dhe kemi ende shumë punë për të bërë. Nuk kemi luajtur mirë”, tha portugezi për DAZN.
Amorim shtoi se Milani hasi vështirësi sidomos pa top, duke e pasur të vështirë rikuperimin e lojës përballë sulmuesve të shumtë që hodhi në fushë Juventusi.

Lexo edheGol në fund, Gatti ia siguron një pikë Juventusit ndaj Milanit
“Kishim vështirësi të mëdha kur nuk e kishim kontrollin e topit. Pozitivja është se luftuam deri në fund dhe mund ta fitonim ndeshjen”, u shpreh ai.
Trajneri foli edhe për autorin e golit, Cisse, duke vlerësuar paraqitjen e tij, por theksoi se duhet ta menaxhojë me kujdes zhvillimin e sulmuesit të ri.
“Jam i lumtur për golin e tij. Kërkoj shumë nga të gjithë lojtarët e mi dhe po i kërkoj shumë kësaj skuadre”, përfundoi Amorim./Indeksonline/














