back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaSportAmir Khan: Në ring rikthehem pas Muajit të Ramazanit

Amir Khan: Në ring rikthehem pas Muajit të Ramazanit

Të ngjajshme

Tifozët e Man Utd s’i besojnë në emri befasues në skuadrën e tyre të Premier League

Ka një emër surprizë në skuadrën përfundimtare. Manchester United ka...

Vazhdon kriza te City, edhe Ait-Nouri humbet derbin e madh

Manchester City po pëson një krizë të re lëndimesh. Pas...

Boksieri britanik Amir Khan është rikthyer dje në Angli, duke deklaruar se është gati për t’u ngjitur sërish në ring, por ende i mungon një kundërshtar. Kur të gjithë prisnin një super-ndeshje mes tij dhe filipinasit Manny Pacquiao, dueli krejt papritur u anullua dhe kampioni i botës vendosi të duelojë me Jeff Horn. Për pasojë, Khan ka mbetur duarbosh dhe do të qëndrojë pushim deri kur të përfundojë Muaji i Ramazanit. Çka do të thotë që deri në fund të qershorit nuk do të shohim në ring boksierin britanik dhe vështirë se ai do të duelojë sërish deri në gusht të këtij viti.

“Jam 30 vjeç, por ndihem mirë dhe synoj që në të ardhmen të rikthehem kampion bote”, tha Khan.

Khan nuk zhvillon një sfidë zyrtare që nga maji i vitit të kaluar, kur tentoi të duelojë në një peshë më të madhe, por humbi sfidën me Canelo Alvarez në Las Vegas. Ndërsa në korrik zhvilloi një operacion në dorë, pas një dëmtimi që e kishte patur prej vitesh. Por tashmë është koha për t’u rikthyer në ring, një dëshirë e Khan dhe fansave të tij, por ende nuk ka një datë të saktë.

“Sapo kam ardhur nga San Francisko, pasi qëndrova për 4 muaj aty. Jam stërvitur rregullisht me trajnerin tim dhe gjithçka ka shkuar mirë. Kam patur shansin të fokusohen te puna dhe të mos mendoj për asgjë. Pata mundësi të shoh se si reagon dora ime pas operacionit dhe mund të them që gjërat janë duke shkuar mirë. Shpresoj të kthehem në ring sa më shpejt, por jo para Muajit të Ramazanit”, u shpreh Khan./telesport.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz