back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaShqiptareAmerikania që e la Teksasin për të jetuar në Kosovë

Amerikania që e la Teksasin për të jetuar në Kosovë

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

E mërzitur me faktin se në Teksas rrallëherë i sheh rrugët e mbuluara me borë e çatitë e shtëpive duke e nxjerrë tymin jashtë, ajo ia shtoi edhe një arsye listës së saj për të ardhur në Kosovë.

Rreshtat e gjatë të librave shumëfaqësh nuk po arrinin assesi t’ia shuanin kureshtjen e madhe që e kishte për Kosovën . Lindsay Keeling është një vajzë nga Teksasi, e cila fluturoi me orë të tëra mbi ujërat e kaltër e të thellë të Atlantikut, duke e lënë Amerikën pesë mijë e ca milje pas. E pasionuar pas kulturave të reja, dëshirave për të udhëtuar e për të jetuar në shtete tjera për kohë te caktuar e bën Lindsay-in të zgjedhte programin e grupit “Peace Corps” për t’i realizuar të gjitha këto dëshira.

Jo si të gjithë fëmijët e tjerë amerikanë, Lindsay si e vogël kishte lexuar për luftën në Jugosllavi, veçanërisht për atë në Sarajevë çka edhe e kishte rritur kureshtjen e saj për të vizituar tani një shtet i cili është duke u rindërtuar dhe që sapo u pavarësua. E mërzitur me faktin se në Teksas rrallëherë i sheh rrugët e mbuluara me borë e çatitë e shtëpive duke e nxjerrë tymin jashtë, ajo ia shtoi edhe një arsye listës së saj se pse duhej të vinte ne Kosovë. “Dua të shoh nëse mund të adaptohem në mot të ftohtë, sepse në Teksas pothuajse kurrë nuk kemi borë” , tha Lindsay.

Librat që ajo i kishte lexuar për Kosovën e përshkruanin Prishtinën si një qytet me pluhur, ku mbizotëron ngjyra e hirtë. E informuar më shumë për Kosovën e viteve 1999-2000 sesa për atë të sotmen, Keeling me valixhet në dorë e me mendimet në kokë se këtu do të ballafaqohet me njerëz të cilët kanë mbetur të traumatizuar nga lu*fta e fundit, hipi në aeroplanin që destinacion të fundit e kishte Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Në Kosovën e librave

E lodhur nga rruga e gjatë atje lart, mbi retë e qiellit të kaltër, e tokës së mbuluar herë me ujë e herë me fusha të gjata e të gjelbra më në fund zbarkoi në tokën për të cilën ajo kishte lexuar qysh kur ishte fëmijë.

Programi i grupit “Peace Corps” (Korpusi i Paqes), e kishte zgjedhur një familje me katër anëtarë në Kamenicë për ta vendosur Lindsay-in në të për tre muajt në vijim.

Ishte një zë që vinte diku nga jashtë ai që ia prishi gjumin me të ardhur në Kosovë, e që nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë. Ai zë ishte ezani që po e këndonte hoxha pak para se të zbardhte mëngjesi në Kamenicë. Tani më nuk e ka problem ezanin. Ajo madje zgjohet pak pasi të thirret ezani për t’u bërë gati për të shkuar në punën që grupi “Peace Corps” e ka zgjedhur për të.

Tani punon si mësuese, por ky nuk është profesioni i vetëm që ajo e ka bërë. “Në Teksas kam punuar si gazetare në një gazetë lokale të Teksasit, asistente administrative në Departamentin e Arsimit dhe në Akademinë e Policisë, si dhe në një fabrikë birre” u shpreh Lindsay tashmë si një banore e re e fshatit Pouskë të Prizrenit pasi programi në të cilin ajo është e ka zgjedhur këtë fshat të vogël për të ku do të qëndrojë gjatë dy vjetët e ardhshëm bashkë me një familje boshnjake.

Të Fundit

Sport

ShowBiz