back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeAmbasadorja e SHBA në Greqi shkon në Tiranë, takon Ramën në Kryeministri,...

Ambasadorja e SHBA në Greqi shkon në Tiranë, takon Ramën në Kryeministri, mediat atje: Vizitë misterioze

Të ngjajshme

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i moshuar

Një i moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia, pasi...

Çka po “zihet”? – Xhafer Tahiri i LDK-së shihet me Presidenten Osmani në Prizren

Imami kosovar, Behar Mjekqi përmes një postimi në Facebook...

Alexander-Arnold: Valverde është futbollisti më i nënvlerësuar në botë

Mbrojtësi i Real Madrid, Trent Alexander-Arnold, ka shpërndarë lavde...

Një vizitë misterioze është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Kryeministri. Në ambientet e godinës është parë të hyjë Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, e cila është pritur që në hyrje nga kryeministri Rama.

Këto pamje, të xhiruara rastësisht nga një telefon celular në zonën e parkut të Piramidës, që kanë mbërritur në redaksinë e Televizionit Kombëtar Klan, tregojnë momentin e takimit mes tyre.

Ajo që e bën edhe më interesante këtë takim është fakti se Guilfoyle nuk konsiderohet thjesht një ambasadore e SHBA-ve në një vend fqinj, por ajo është një nga njerëzit më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump.

Për një periudhë të gjatë ajo ka bashkëjetuar me djalin e presidentit, Donald Trump Jr., dhe prej vitesh njihet si një nga figurat kyçe të rrethit të ngushtë të Trump në politikën amerikane.

Vizita e ambasadores Guilfoyle në Kryeministri nuk është njoftuar zyrtarisht dhe Kryeministria nuk pranoi ta komentojë takimin.

As Ambasada Amerikane nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për këtë vizitë.

Interesant është edhe fakti se, sipas verifikimeve tona, Guilfoyle, e cila në Athinë njihet shpesh si “zonja e hekurt e diplomacisë amerikane”, nuk është shoqëruar dhe as pritur nga personeli i ambasadës amerikane në Tiranë, një rrethanë kjo që e bën edhe më enigmatik këtë takim të zhvilluar larg syrit të publikut. /Tv Klan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz