back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeAmbasadori ukrainas në Beograd: Ukraina nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

Ambasadori ukrainas në Beograd: Ukraina nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

Të ngjajshme

Zelensky: Ukraina gati të furnizojë Sllovakinë me gaz e naftë

Ukraina është e gatshme të furnizojë me gaz dhe...

Ndalohet për 48-orë mësuesi që ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në Istog

Një incident ka ndodhur në shkollën “Avni Rrusteni” në...

Amir Rrahmani tregon a do të luaj ndaj Suedisë

Kapiten i Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur pas disfatës...

Pesë mënyra se si mund ta përshpejtoni rrugën tuaj për shtetësinë zvicerane

Shtetësia zvicerane është shumë e vështirë për t’u marrë...

Tjetër tërmet në Afganistan

Edhe një tërmet i tretë ka goditur Afganistanin, në...

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandrovych, ka thënë se Ukraina nuk do të ndryshojë qëndrim karshi shtetit të Kosovës.

Aleksandrovych ka thënë për mediumin serb Alo, se Ukraina nuk ka marrë kërkesë nga Kosova për njohjen e shtetit të saj, dhe se qëndrimi i Ukrainës është i pandryshueshëm.

“Me sa di unë nuk kemi marrë një kërkesë të tillë. Qëndrimi parimor i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të vendeve të tjera, përfshirë Serbinë, është i njohur dhe i pandryshueshëm”, ka thënë ai.

Aleksandrovych ka falënderuar Serbinë për qëndrimin e saj, duke votuar pro Ukrainës në OKB, ku 141 shtete mbështetën Ukrainën dhe dënuan agresionin rus dhe vetëm pesë vende ishin kundër, përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë.

Ndërkohë, Kosova i është bashkuar shteteve perëndimore, duke vendosur një varg sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz