BallinaLajmeAmbasadori Rudolph: KFOR luan rol thelbësor në stabilitetin rajonal

Ambasadori Rudolph: KFOR luan rol thelbësor në stabilitetin rajonal

Të ngjajshme

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

GOOOOOOOL KOSOVA!!!! Fisnik Asllani barazon gjithçka!

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e...

Sa e pafat Shqipëria, eliminohet në Varshavë

Suksesit të Kosovës nuk arriti t’ju gëzohej edhe Shqipëria. “Kuqezinjtë”,...

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar selinë e KFOR-it, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

 

Në një postim në rrjetet sociale bëhet e ditur se gjatë takimit, ambasadori Rudolph ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme që KFOR-i vazhdon të bëjë dhe ka shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Gjatë vizitës, ambasadori është takuar edhe me komandantin e kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it, kolonel Müller, nga i cili është njoftuar më gjerësisht për kontributin e rëndësishëm të ushtarëve gjermanë që shërbejnë në këtë mision.

Ambasadori Rudolph ka falënderuar trupat gjermane për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Në postimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë thuhet se KFOR mbetet një shtyllë kyçe e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz