back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeAmbasadori Rudolph i gëzohet marrëveshjes për ligjet e të huajve dhe automjeteve:...

Ambasadori Rudolph i gëzohet marrëveshjes për ligjet e të huajve dhe automjeteve: Ndërtimi mbi këtë përparim do të jetë thelbësor

Të ngjajshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka mirëpritur marrëveshjen për mënyrën e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet, të njoftuar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.

Rudolph vlerësoi sidomos shmangien e ndërprerjes së shërbimeve shëndetësore dhe arsimore për komunitetin serb, që do të prekej nga këto dy ligje, transmeton lajmi.net.

“Mirë të shohim pajtimin për mënyrën se si do të zbatohen ligjet për të huajt dhe për automjetet. Sigurimi i lejeve të qëndrimit dhe të punës për punëtorët dhe studentët, shmangia e ndërprerjeve në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, si dhe gjetja e zgjidhjeve praktike për lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët e Kosovës janë të rëndësishme. Ndërtimi mbi këtë përparim do të jetë thelbësor”, ka shkruar ai.

Good to see agreement on how to implement 🇽🇰’s Laws on Foreigners + Vehicles. Ensuring residence & work permits for workers + students, avoiding disruption to health + education services & practical solutions for issuing documents to all 🇽🇰 citizens matter. Building on this progress will be key.

— Ambassador Rainer Rudolph (@pristina.diplo.de) March 14, 2026 at 9:43 AM

Edhe kryeministri Albin Kurti pas takimit theksoi rëndësinë e koordinimit të procesit dhe përfitimet për qytetarët:

“Qëllimi final i inkorporimit nuk është zvogëlim i cilësdo të drejtë, por fuqizim i tyre. Rrjedhimisht asnjë qytetar i Kosovës nuk e ka arsyen më të vogël që t’i druhet këtij inkorporimi, por t’i gëzohet benefiteve nga i gjithë ky proces. I gjithë ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, por edhe në koordinim të vazhdueshëm me serbët lokalë. Për ne është me rëndësi që gjatë legalizimit, qytetarët serbë të besojnë në përfitimet nga procesi dhe detyrimet që burojnë nga marrëveshjet e Brukselit dhe korniza ligjore e Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar pas takimit të Sorensenit me Kurtin se zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete do të nisë me disa masa shtesë, duke përfshirë procesin e regjistrimit të serbëve të Kosovës dhe të personave me leje qëndrimi të përkohshme. Ai gjithashtu falënderoi udhëheqësit politikë të serbëve dhe Sorensenin për bashkëpunimin në gjetjen e zgjidhjeve praktike.

Ky hap vlerësohet si një progres i rëndësishëm drejt integrimit të komunitetit serb në kuadër të kornizës ligjore të Kosovës dhe zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz