back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleDrenasAmbasadori O’Connell: Besoj në fuqinë e qytetarëve të Drenasit

Ambasadori O’Connell: Besoj në fuqinë e qytetarëve të Drenasit

Të ngjajshme

Abdixhiku: Kush nuk respekton shumicën, ndoshta s’ka vend në parti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij...

Dardan Cena drejt medaljes në ”Sofia European Open”

Dardan Cena ka arritur në gjysmëfinale të Sofia European...

Të gjithë në këmbë për Abdixhikun, Hoti, Bajrami dhe Arben Gashi nuk luajn vendit

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohet sot,...

Asistim fantastik nga Florent Hardergjonaj në Superligën e Turqisë (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadergjonaj është rikthyer si titullar...

Abdixhiku: Forca e LDK-së nuk qëndron në një karrige të vetme, vendimmarrës jeni ju

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në...

Ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairi O’Connell vizitoj sot Komunën e Drenasit, ku pati një takim me kryetarin e komunës Ramiz Lladrovci. Pas këtij takimi, ambasadori O’Cannell dha një intervistë ekskluzive për portalin Drenica Press.

Drenica Press: Zotri ambasador sot vizituat komunën e Drenasit, ku zhvilluat një takim me kryetarin Lladrovci, cila ishte arsyeja e takimit dhe çfarë bseduat me kryetarin Lladrovci?

Ruairi O’Connell: “Për mua gjithmonë vlenë një parim se nëse dëshironi të kuptoni vendin se ku jetoni, duhet të dilni nga kryeqyteti dhe të flisni me njerëz, sidomos për të ardhur në Drenas dhe për të folur me kryetarin e komunës dhe me Shoqërinë Civile për të kuptuar shqetësimet dhe pikëpmjet e qytetarëve. Gjatë takimit me kryetarin kemi diskutuar për tema të ndryshme për mundësi të bashkëpunimit ekonomik mes Britanisë dhe Komunës së Drenasit, poashtu diskutuam për barazinë gjinore, ku komuna e Drenasit është një shembull për të mirë në këtë aspekt. Ne poashtu së bashku me kryetarin vizituam Qendrën e Rehabilitimit në Drenas, ku kemi përshendetur punëtorët e kësaj qendre.

Drenica Press: Ju thatë se biseduat për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik, a pritet ndonjë bashkëpunim ekonomik që investitorë britanik të vijnë dhe të investojnë në Komunën e Drenasit?

Ruairi O’Connell: Nuk mund të premtoj njëherë se do të ndodh një bashkëpunim ekonomik, por ka projekte që mund të zhvillohen në të ardhmën, më këtë rast i thashë kryetarit Lladrovci se për të investuar në Drenas, investitorët kërkojnë dy gjëra një përkrahje nga struktura qeveritare dhe kërkojnë një sistem të drejtësisë që mund t’i mbroj intereset e tyre. Më këtë rast kryetari Lladrovci ofroj mbështetjen e tij dhe kjo gjë më gëzoj.

Drenica Press: Si i shihni zhvillimet politike në Komunën e Drenasit?

Ruairi O’Connell: Është shumë e rëndësishme që qytetarët të kërkojnë llogari për të zgjedhurit e tyre, gjatë këtij takimi me kryetarin i thashë është mirë të keni konkurencë pasi kjo i bën mirë çdo komune.

Drenica Press: Pas zgjedhjeve të fundit lokale, komuna e Drenasit dhe ajo e Skenderajt, ka shënuar një zhvillim të pluralizmit politik, ku një parti nuk e ka shumicën absolute, si e vlerësoni këtë?

Ruairi O’Connell: Ju mund të vëreni zhvillimi i kulturës poltike pas luftës dhe tani dhe kjo nuk ka të bëj më ndërkombëtarët, por tani është e qartë se qytetarët kërkojnë më shumë nga të zgjedhurit e tyre.

Drenica Press: Në aspektin e zhvillimeve politike në Kosovë, Demarkacioni dhe Gjykata Speciale janë temat më të diskutuara, si e vlerësoni situatën e Kosovës në këto zhvillime?

Ruairi O’Connell: Interesi ynë si Britani është që Kosova të jetë një shtet i suksesshëm, stabil dhe prosperues. Nëse nuk i ka këto gjëra, Kosova do të rrezikonte vetën, por edhe Britaninë si krimi i organizuar, radikalizimi dhe migrimi jo i rregullt, kjo do të thotë që ne kemi interesa të përbashkëta si dy shtete. Mendoj që oferta e vendeve të Shengenit është e mirë edhe pse ne nuk jemi pjesë e Shengenit, mendoj që Kosova do të dij të shfrytëzoj.

Kosova është përgjegjëse për shtetësinë e vet, ne nuk mund të jemi përgjegjës, sepse Kosova është shtet i Pavarur dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësit dhe të vendos për vetvetëtën. Politikanët duhet të jenë të  përgjegjshëm për vendimet që do të marrin.

Drenica Press: Zotri ambasador cili është mesazhi i juaj për qytetarët e Drenasit?

Ruairi O’Connell: Kam kënaqësinë të vizitoj Drenasin, ku së bashku me kryetarin vizituam Shoqatën e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës  dhe kam dëshirë të kuptoj pikëpamjet e njerëzve të këtushëm. Unë besoj në fuqinë e qytetarëve të Drenasit dhe nëse qytetarët tregojnë fuqinë e tyre përmes votës, patjetër se politikanët do të punojnë më shumë për ta./DRENICA PRESS/

Të Fundit

Sport

ShowBiz