Indeksonline ka arritur të sigurojë letrën që Ambasadori i Britanisë i ka dërguar Kryetares së Komisionit Zgjedhor, Valdete Dakës .
Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadorit Ruairi O’Connell ka reaguar në lidhje me publikimin e kësaj letre.
O’Connell ka theksuar se i vjen keq që kjo letër është bërë publike, edhe pse sipas tij është dashur të mbetet si korrespodencë private me autoritetn qendror të zgjedhjeve.
Gjithashtu O’Conell ka thënë se nuk kanë asnjë qëllim të ndërhyjnë në politikë, pasi është populli i Kosovës ai që duhet të vendos për udhëheqsit e vet.
Ky është postim i plotë nga O’Connell:
E shoh se letra ime që kam shkruar në emër të Kuintit, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë publike. Më vjen keq që kjo letër është bërë publike, edhe pse është dashur të mbetet si korrespondencë private me autoritetin qëndror të zgjedhjeve. Si e tillë, ne nuk kemi asnjë qëllim të ndërhyjmë në politikë; është populli i Kosovës ai që duhet të vendos për udhëheqësit e vet. Ka qenë një gabim në përkthim në gjuhën shqipe. Ne nuk kemi thënë se ka pasur ‘gjithëmonë’ shqetësime. Por, ne kemi vërejtur se ka pasur shqetësime ‘historike’. Ne nuk kemi dëgjuar ndonjë akuzë për mashtrim para kësaj zgjedhje. Motivimi ynë ishte se, në një periudhë me tensione të larta politike, është e rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për rajonin që zgjedhjet të pranohen nga të gjithë si të lira dhe të drejta, dhe se monitorimi i OSBE-së do të ndihmojë për të siguruar këtë.
Ambasadori O’Conell reagon pas publikimit te kërkesës së tije për zgjedhjet në Drenas
- Advertisement -