BallinaLajmeAmbasadori italian: Mbeta pa fjalë në Prince Caffe, gjithçka ishte e mrekullueshme

Ambasadori italian: Mbeta pa fjalë në Prince Caffe, gjithçka ishte e mrekullueshme

Të ngjajshme

Kanita publikon këngën “S’e meritoj”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kanita ka publikuar projektin e...

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimin e naftës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në seancë...

OVL-UÇK i reagon Speciales, kjo është arsyeja

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka deklaruar ndaj Gjykatës...

Prodhimin e kafesë, deri tek servimi në filxhan, nga afër e përcolli të enjten ambasadori italian në Kosovë, Maurizio Antonini.

I shoqëruar nga Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore nga KFOR-i, kolonel Federico Mora dhe Daniela De Giorhi, udhëheqëse e zyrës për ekonomi me ambasadën italiane, ai u interesua për thuajse të gjitha shijet që kafeja Prince ka në dispozicion për klientët, kombëtarë e ndërkombëtarë.

Në veçanti, përshtypje të mirë i la prodhimi i Matcha Caffe, dhe kafesë kapsulë.

Përshkrimin e pati të veçantë për të dyja ato.

“Wow, e shkëlqyeshme qenka kjo’’, tha ai gjatë vizitës në Prince Caffe.

Mes tjerash, të njëjtit iu prezantuan edhe prodhimet që jo rrallë hasen në tregun ndërkombëtar ku Prince ka shtrirje.

“Jam i befasuar nga çka pashë, duhet ta vizitoja, jam shumë i lumtur që po shoh lidhje të forta mes Italisë dhe kësaj kompanie. E dini, rëndësia që ka kafeja në Itali, njëjtë në Kosovë, më pas lidhja ekonomike, kjo më së miri po prezantohet nga fabrika këtu, vërtet, ngela pa fjalë” ,shtoi Antonini në fund të takimit të tij me aksionarin e Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli.

Bashkëpunimet ndërkombëtare të Prince Caffe dhe shtrirja e saj në tregje të reja janë në rritje të vazhdueshme, si rezultat i drejtpërdrejtë i besimit të partnerëve globalë dhe i përkushtimit të pakompromis ndaj cilësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz