back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleAmbasadori impresionohet me traktorin e vjetër gjerman që gjen te fermeri vushtrrias

Ambasadori impresionohet me traktorin e vjetër gjerman që gjen te fermeri vushtrrias

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Aq shumë i ka bërë përshtypje një traktor i vjetër prodhim gjerman i viteve të 50-ta, sa shefi i diplomacisë gjermane në Prishtinë, ambasadori Christian Heldt, ka ndaluar sot eskortën e tij dhe ka shikuar me pasion dhe nostalgji traktorin gjerman në oborrin e shtëpisë së Sherif Bunjakut në fshatin Studime të epërme të Vushtrrisë.

Duke i ngjallur kujtime nga fëmijëria, ngase gjyshi i tij kishte punuar pikërisht në atë fabrikë traktorësh dhe ai vet ka jetuar në atë rajon, ambasadori gjerman ka thënë se ky traktor i vjetër, tregon simbolikisht raportet e shkëlqyera mes Gjermanisë dhe Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Pas vizitës tek fermerët e Rajonit të Vushtrrisë që në dy vitet e fundit kanë përfituar nga ndihma gjermane, dhe pas takimit me drejtuesit e organizatës Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës –IADK, ambasadori Heldt, ka thënë se është ndarë i kënaqur nga puna e fermerëve. “Është një punë e shkëlqyer që IADK dhe GIZ po bëjnë në zonat rurale ku njerëzit jetojnë dhe duhet të krijojnë perspektivë për jetën e tyre, ne do të vazhdojmë ti mbështesim ata edhe në të ardhmen”, ka deklaruar ambasadori gjerman për Gazetën Veriu.info.

Vet IADK-në, ambasadori gjerman e ka vlerësuar organizatë shumë profesionale e cila punën e saj nuk e bazon vetëm tek donacionet për fermerë, por edhe vizitat e vazhdueshme në terren, që të siguroj një zhvillim të qëndrueshëm të tyre.

Ndërsa Zenel Bunjaku, drejtor i IADK-së ka theksuar se mbështetja gjermane ka qenë dhe është kryesorja për fermerët por edhe vet zhvillimin e IADK-së, e cila donacionet kryesore i ka nga Gjermania. “Gjermania përmes GIZ-it dhe organizatave tjera ka raporte të mira partneriteti me IADK-në, ky gjysma e fermerëve të Kosovës që janë mbështetur nga IADK janë të mbështetura nga Gjermania. Por kjo mbështetje në të ardhmen do të jetë edhe më e madhe”, ka deklaruar Bunjaku.

Në vizitën e tij tek fermerët vushtrrias por edhe në IADK, ambasadori gjerman u shoqërua nga drejtuesit e GIZ-it në Kosovë por edhe nga zëvendësministri i bujqësisë Mevludin Krasniqi. /Veriu.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz