back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasAmbasadori i Shqipërisë Qemajl Minxhozi sot në Drenas, pritet nga kryetari Lladrovci...

Ambasadori i Shqipërisë Qemajl Minxhozi sot në Drenas, pritet nga kryetari Lladrovci (FOTO)

Të ngjajshme

Kryetari Lladrovci priti në takim ambasadorin e Shqipërisë Qemajl Minxhozi

Kryetari i Komunës së Drenasit, z.Ramiz Lladrovci ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, z.Qemajl Minxhozi, me të cilin kanë bizesuar për mundësinë e investimeve nga bizneset e shtetit amë në Drenas.

Kryetari Lladrovci ne këtë rast, ka falëndëruar ambasadorin Minxhozi për vizitën që i ka bërë, dhe ka treguar se bashkëpunimi mes tyre ka qenë i vazhdueshëm si homolog, dhe se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë për interesin e Komunës së Drenasit. “Falëndëroj shkelqësinë e tij për vizitën, ne jemi miq të kahërshëm dhe kemi shtrirë aktivitetet edhe në sferën e bashkëpunimit ndërinstitucional, praktikë kjo e cila do të vazhdoj edhe si kryetar Komune. Inkurajoj ambasadorin që të ftoj bizneset nga Shqipëria që të vijnë e të investojnë në Komunën e Drenasit, sepse ne do t’i ofrojmë kushte të favorshme për investime”, ka thënë kryetari Lladrovci. Kurse ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, z. Qemajl Minxhozi ka thënë se vizitën e tij e ka bërë në Drenas për të uruar mikun e tij në marrjen e detyrës. “Kam ardhur në këtë vend, duke e ditur se është një Komunë e vogël, por me një histori të madhe, dhe për të përshendetur mikun tim në marrjen e detyrës si kryetar Komune. Kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë dhe të frytshëm me kryetarin Lladrovci sa ishte ambasador dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje si kryetar Komune”, ka thënë ambasadori Minxhozi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz