Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAmbasadori gjerman e quan “cirk politik” dështimin e 47-të për konstituimin e...

Ambasadori gjerman e quan “cirk politik” dështimin e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Të ngjajshme

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë tragjikisht...

Sëmundjet që shkaktojnë vdekje të parakohshme në Evropë sipas OBSH-së

Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme...

Asllani po largohet nga Inter, ja ku pritet të transferohet

Interi pritet t’i shes disa lojatër gjatë afatit veror...

Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje

Sot me datë 15.07.2025 rreth orës 16:00, njësitë policore...

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në vend, duke e përshkruar si një “cirk” dështimin e 47-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një intervistë në emisionin “FIVE” të televizionit Dukagjini, Rohde theksoi se ky ngërç politik po prodhon pasoja të drejtpërdrejta ekonomike për qytetarët e vendit.

“Mund ta përshkruaj me një fjalë, apo siç e quanin edhe parlamentarët sot: ky është një cirk, një ngërç politik. Për fat të keq nuk kemi marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruara, nuk kemi shpenzime kapitale të shpenzuara, tenderët janë të bllokuar – dhe kjo ka pasoja ekonomike edhe për popullatën”, deklaroi Rohde.

Ai shtoi se ka zhvilluar takime me të gjithë liderët politikë në përpjekje për të ndihmuar në tejkalimin e krizës, por theksoi mungesën e vullnetit për kompromis mes palëve.

“Tani jemi në përpjekjen e 47-të për të themeluar Kuvendin dhe Qeverinë. Kam folur me të gjithë liderët politikë, javën e kaluar dhe dje, dhe për fat të keq të gjithë po flasin keq për njëri-tjetrin. Mendoj që kjo është shumë fatkeqe, që kemi këtë krizë politike”, tha ambasadori.

Rohde nënvizoi se megjithëse ka pasur propozime nga të dyja palët – opozita duke kërkuar ndërrimin e kandidatit dhe pozita duke propozuar votim të fshehtë – mungesa e kompromisit mbetet pengesa kryesore.

“Të gjithë e dinë çfarë duhet të bëjnë, problemi është te kompromisi. Pse të mos ndërrohet kandidati dhe të kemi votim të fshehtë? Nuk është mirë për Kosovën që kjo të vazhdojë kështu”, përfundoi Rohde.

- Advertisement -

Të Fundit