back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeAmbasadori francez takon Ministren e Bujqësisë që e sulmoi Vuçiq

Ambasadori francez takon Ministren e Bujqësisë që e sulmoi Vuçiq

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Vendin e Nenad Rikallos të Listës Serbe në kreun e ministrisë së Bujqësisë e ka zënë Dijana Zivic nga partia e Sllobodan Petroviqit. E ky vendim i Haradinajt nuk iu ka pëlqyer fare në Serbi.

Që nga dita e emërimit të saj në postin e ministres, ata e kanë akuzuar Haradinajn se po ua mbyll dyert e institucioneve serbëve të Kosovës, ndërkohë Zivicin e kanë akuzuar se po punon kundër interesave të Serbisë.

Por përkundër akuzave politike që vijnë nga Serbia e Lista Serbe, Dijana Zivic sot është takuar me ambasadorin e Francës, Didier Chabert, prej të cilit ka marrë mbështetjen në punën e saj si ministre.

Ky takim është konfirmuar sot nga zyra për media e kësaj ministrie.

Mbështetjen dhe gatishmërinë në ndihmën për zhvillimin e sektorit të bujqësisë kosovare të shtetit francez e konfirmoi sot ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert gjatë takimit me Ministren e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic.

Ministrja Zivic me këtë rast e njoftoi delegacionin francez me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë, me programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë gjatë këtij viti.

Nga ana tjetër, Ambasadori Chabert duke uruar Ministren Zivic për detyrën e re, edhe njëherë konfirmoi angazhimin e shtetit francez për të ofruar ndihmë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz