Ambasadori i Britanisë tregon për raportin që ka me Hashim Thaçin
03

Lexo edheVlora Çitaku: Qendra ruso-serbe në Nish është gjithçka, përveç humanitare

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se ka raport normal profesional me presidentin, Hashim Thaçin dhe që komunikimi mes zyreve të të dy institucioneve – ambasadës britanike dhe Presidencës nuk është ndërprerë asnjëherë.
O’Connell gjatë një interviste ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova kujtoi incidentin që kishte ndodhur në një konferencë, ku ai kishte dalë jashtë nga salla ndërkohë që Thaçi po kritikonte bashkësinë ndërkombëtare rreth Gjykatës Speciale.
”Nuk kemi pasur moskomunikim, kemi pasur komunikim me zyrën e tij gjithmonë”.
Lexo edheVlora Çitaku: Qendra ruso-serbe në Nish është gjithçka, përveç humanitare
“Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me liderët e zgjedhur prej popullit”.
“Unë e njoh që 10 vjet ose më shumë Thaçin dhe kemi bashkëpunuar për deklaratën e pavarësisë së Kosovës”.