back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAmbasadori britanik vizitë në Gjykatën Supreme, Hasani i thotë se gjyqësori është...

Ambasadori britanik vizitë në Gjykatën Supreme, Hasani i thotë se gjyqësori është larg politikës

Të ngjajshme

Rashford zyrtarizohet te Barcelona

Marcus Rashford edhe zyrtarisht është lojtari më i ri...

Selmanaj: Nëse nuk i realizoj premtimet largohem nga politika

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj,...

Kreu i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, më të cilin kanë diskutuar për situatën në vend, reformën në gjyqësor dhe sfidat me të cilat po përballet sistemi.

Siç ka njoftuar Supremja, ambasadori britanik ka shprehur mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Kosovës, gjyqësorit dhe Gjykatës Supreme.

Hasani gjithashu ka sqaruar se gjyqësori qëndron larg politikës dhe se është i pavarur e transparent në punën e tij.

“Kreu i Supremes, sqaroi faktin se përkundër zhvillimeve të fundit, gjyqësori qëndron larg ndikimeve politike, i pavarur, llogaridhënës dhe transparent për punën e tij.Në anën tjetër, Ambasadori Hargreaves ritheksoi mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Gjykatës Supreme, duke potencuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Visita e ambasadorit britanik vjen pas sulmeve të pushtetit ndaj Gjykatës Supreme pas vendimit të fundit ku konstatoi se mbajtja e dy posteve, ministër e deptuet, është e jashtëligjshme.

- Advertisement -

Të Fundit