back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeAmbasadori britanik e lavdëron Ministrin Abelard Tahiri

Ambasadori britanik e lavdëron Ministrin Abelard Tahiri

Të ngjajshme

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...

Ndahet nga jeta Ismet Bellova, zëri legjendar i gazetarisë sportive shqiptare

Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura dhe...

Matjet e fundit, cilësia e ajrit në Prishtinë e dobët

Prishtina po vazhdon të përballet me cilësi të dobët...
- Advertisement -

Ambasadori britanik, Ruairi O ‘Connell thotë se është inkurajuese të sheh që Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri e përshkruan rastin e Xhabir Zharkut si të turpshëm.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës meritojnë një veprim konkret për të ndaluar përsëritjen e rasteve te ngjashme në te ardhmen.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë. Një hap i parë i mirë do të ishte heqja e dispozitave ligjore që lejojnë kriminelët e dënuar t’i shmangen vuajtjes së dënimit. Ky është një test për gatishmërinë e Kosovës për ta luftuar kriminalitetin në politikë”, ka shtuar ai.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se bashkohet me vlerësimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell rreth ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Në pyetjen se si e komenton kthimin e Zharkut në Kosovë, Tahiri duke mos ia përmendur emrin, tha se Zharku është turpi i Kosovës dhe rastet e tilla nuk duhet të përsëriten.

“I bashkohem ambasadorit britanik, është turpi i Kosovës, por rastet e tilla nuk duhet të na demotivojnë që ta mbështesim gjyqësorin. Rastet e tilla nuk duhet të përsëriten”, tha Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz