BallinaLajmeAmbasadori amerikan: Ka ardhur koha që Kosova e Serbia t’i japin fund...

Ambasadori amerikan: Ka ardhur koha që Kosova e Serbia t’i japin fund konfliktit

Të ngjajshme

Arben Vitia- Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar deputetes...

Ushtarët letonezë patrullojnë vijën administrative, vazhdon angazhimi për siguri në Kosovë

Ushtarët letonezë të angazhuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të...

Këngëtarja kosovare e “djegë rrjetin” me fotosesionin e fundit

Këngëtarja kosovare, Mimoza Shkodra e ka ndezur rrjetin me...

MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situata është nën kontroll

Gjatë natës së mbrëmshme, në aksin rrugor Gjilan-Stanqiq është...

Vendet e QUINT-it kanë kërkuar gjatë ditës së djeshme nga Kosova dhe Serbia të kthehen në tavolinën e diskutimeve.

Si pjesë e kësaj kërkese ndaj Beogradit dhe Prishtinës, ambasadat kryesore kanë kërkuar edhe heqjen e taksës nga Kosova, si dhe ndalimin e propagandës  së Serbisë në arenën ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

E lidhur me këtë ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund konfliktit të viteve të 90-ta.

Ai ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i japin hov dialogut që do të çonte në një marrëveshje finale mes dy vendeve.

“Ka ardhur koha t’i jepet fund konfliktit të viteve të 90-ta. I bëj thirrje Kosovës e Serbisë t’i rihapin negociatatat e mbështetura nga BE-ja sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe t’i shmangen veprimeve që do të pamundësonin arritjen e marrëveshjes finale”, ka shkruar Scott në profilin e tij në Twitter.

Ndaj kërkesës së QUINT-it ka reaguar dje edhe Qeveria e Kosovës.

Nga zyra e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj kanë thënë për lajmi.net se ata nuk lëvizin nga qëndrimet e veta për taksën dhe dialogun.Ambasadori i SHBA-ve në Beograd: Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun sa më shpejt

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz