Ambasadorët e vendeve mike të Kosovës tashmë kanë arritur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për të ndjekur nga afër tentimin e 52-të dhe të fundit për konstituimin e Kuvendit të ri, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Ky është afati i fundit për formimin e institucioneve, përpara se të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që, duke nisur nga data 27 korrik, pezullon aktivitetin e deputetëve për një periudhë 30-ditore, me qëllim që të pastrohet situata e bllokimit institucional dhe të krijohen kushtet për zgjidhje të re politike, transmeton lajmi.net
Pjesëmarrja e trupit diplomatik në këtë seancë është sinjal i qartë për rëndësinë që partnerët ndërkombëtarë i japin stabilitetit institucional dhe funksionimit demokratik të vendit.
Deri më tani, 51 tentime për konstituimin e Kuvendit kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit ndërmjet partive politike për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas të Qeverisë së re. Nëse dështon edhe ky tentim i fundit, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./lajmi.net/