back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeAmbasada gjigante e SHBA’së në Kosovë: 250 milionë euro vetëm ndërtimi, mbi...

Ambasada gjigante e SHBA’së në Kosovë: 250 milionë euro vetëm ndërtimi, mbi 700 persona punojnë brenda saj

Të ngjajshme

Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?

Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e...

“Frika nga kolesteroli” për vezët është e ekzagjeruar, thonë shkencëtarët

Kolesteroli i lartë lidhet me një sërë problemesh serioze...

Nis shorti i Ligës së Kombeve, linku për ta ndjekur live

Në ora 18:00 nis shorti për shortin e edicionin...

Rreth 5 vite më parë në Kosovë filloi ndërtimi i Ambasadës më të madhe në Ballkan, e që është ajo e SHBA’së, që u përurua sot. Ndërtimi i objektit gjigant, kushtoi plot 250 milionë dollarë, ndërsa pritet që brenda saj të punojnë rreth 700 persona, shkruan Gazeta Metro.

Amerika njihet si një prej shteteve më përkrahëse ndaj Kosovës, e këtë e kanë dëshmuar shumë herë. Një gjë të tillë e bënë edhe sot, gjatë inaugurimit të saj.

Çfarë e bën të veçantë objektin e saj?

Ambasada Amerikane në Prishtinë nuk është e zakonshme, e as e thjeshtë. Aty nuk do të jetë vetëm vendi ku do të merren vizat, pasi që kjo ndërtesë, do të ketë edhe një rezidencë për trupat e marinës amerikane.

E shtrirë në afro 5 hektarë, Ambasada ka një hapësirë prej 15.800 metra katrorë. Ndërsa presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, njoftonte se ambasada do të punësojë rreth 700 persona, shkruan Gazeta Metro.

Objektin e mahnitshëm të saj e kanë projektuar David Brody Bond Architects and Planners, të cilët ambasadori amerikan, Philip Kosnett, i falenderoi përzemrërsisht gjatë fjalimit të tij sot.

Kujtojmë se inaugurimi i Ambasadës së re Amerikane u bë vetëm pak orë me herët. Në ceremoni përveç figurave të larta të vendit, si presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj, mori pjesë edhe miku i afërt i kosovarëve, kongresisti amerikan Eliot Engel./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz