back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeAmbasada gjermane njofton për takimin Kurti-Rohde në Kryeministri

Ambasada gjermane njofton për takimin Kurti-Rohde në Kryeministri

Të ngjajshme

Medon Berisha “gradohet” në Itali, futbollisti kosovar kapiten i ekipit të Serie A

Momenti ishte krejt i veçantë. Një kapiten shqiptar në Serie...

Bie borë në Slloveni

Fjollat e para të dëborës së kësaj vjeshte kanë...

Paraqiten në gjykatë shtatë të arrestuarit në operacionin “Qielli i thyer”

Po mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë,...

Ambasada gjermane ka njoftuar për takimin lamtumirës që pat ambasadori Jorn Rohde me kryeministrin në detyrë Albin Kurti në Kryeministri.

“Me rastin e lamtumirës së tij, Ambasadori Jörn Rohde u prit nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ai e falënderoi atë për pesë vitet e tij të shërbimit të përkushtuar”, tha ambasada.

Për këtë takim të para dy ditëve kishte njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri theksoi se Gjermania mbetet partner qendror i Republikës së Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Më tej, ai veçoi ndër të tjera bashkëpunimin e ngushtë në fusha si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit. Gjatë bisedës, gjithashtu u përmend tema e sigurisë dhe bashkëpunimi me KFOR-in, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si një arritje që u shënua gjatë mandatit të ambasadorit Rohde dhe kryeministrit Kurti. Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Rohde shëndet dhe fat në jetën e tij”, u tha në njoftim.

Rohde i shkoi në zyre Kurtit pas letrës së BE’së që të mos ketë takime më në zyrë te Kurti derisa të zgjidhet qeveria e re.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz