back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeAmbasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Të ngjajshme

Polonia zgjat mbrojtjen për refugjatët ukrainas

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka rarifikuar ligjin që...

Akreditimi i OJQ-ve vendore, KQZ: Sot përfundon afati i aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

AUV: Paraziti te peshqit e ngrirë nuk paraqet rrezik për shëndetin publik

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se prania...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për vizë amerikane.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të verifikojnë me kujdes përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë.

Mes të tjerash në njoftim Ambasada thekson: “KUJTESË! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160, për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën.

”Sipas Ambasadës, nëse barkodi i formularit DS-160 nuk përputhet me barkodin e takimit të rezervuar dhe kjo nuk korrektohet deri në dy ditë para datës së intervistës, takimi do të anulohet automatikisht.

Në këtë rast, aplikantët duhet të caktojnë një takim të ri për të vijuar me procesin e aplikimit për vizë, shkruan A2 CNN.“KUJTESË! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160 për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën. Nëse barkodi juaj nuk përputhet deri në dy ditë para takimit tuaj, takimi juaj do të anulohet dhe do t’ju duhet të rezervoni një të ri për të vazhduar me aplikimin tuaj për vizë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /A2

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz