Ambasada e Kosovës në Hagë ka prezantuar një dokumentar të përgatitur me rastin e 15-vjetorit nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila shpalli vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Në një njoftim në Facebook, kjo ambasadë krahas videos së publikuar thekson se 15 vjet më vonë, rëndësia e tij ligjore, politike dhe diplomatike vazhdon të formësojë diskursin ndërkombëtar.
“Në këtë përvjetor historik, ne me krenari paraqesim një video dokumentar të veçantë që reflekton mbi Opinionin Këshillimor të vitit 2010 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.
“Bashkohuni me ne në rishikimin e udhëtimit, zërave dhe ndikimit të këtij momenti vendimtar në të drejtën ndërkombëtare moderne, përmes pikëpamjeve të disa diplomatëve, juristëve ndërkombëtarë dhe akademikëve”./Indeksonline/