BallinaLajmeAmbasada britanike sqaron alarmin e Foreign Office për udhëtimet në Veri të...

Ambasada britanike sqaron alarmin e Foreign Office për udhëtimet në Veri të Kosovës

Të ngjajshme

Mitrovicë e Veriut: Arrestohet i dyshuari që shtirej si polic

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi...

Kushtetuesja nuk e “zgjidh” bllokadën për presidentin

Ndërsa kanë mbetur edhe shtatë ditë derisa Gjykata Kushtetuese...

Grabitet një taksist në Prishtinë

Një taksist është grabitur mbrëmjen e së martës në...

FFK me bileta falas për ndeshjen Kosovë – Rumani

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se do...

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas një njoftimi të botuar, i marrë nga faqja e Zyrës së Jashtme të Britanisë, ku vizitorët britanikë këshillohen t’i shmangin vizitat në Veri të Kosovës, për shkak të tensioneve të vazhdueshme ndër vite.

“Media të ndryshme kanë raportuar se Mbretëria e Bashkuar ka këshilluar qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Kosovë. Kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi këshilluar të shmangen udhëtimet në komunat veriore, përpos atyre të domosdoshmëve, për shumë vjet, për shkak të një numri të incidenteve të dhunshme të lidhur me krimin e organizuar në Veriun e Kosovës, dhe për rrezikun e vazhdueshëm të  këtyre strukturave”, thuhet në reagimin e Ambasadës, transmeton Gazeta Express.

Më tutje, Ambasada e Britanisë thotë se njoftimin për kujdes në veri e përditësojnë kohë pas kohe.

“Ne e mbajmë këtë dhe këshillat e tjera të udhëtimit në rishikim konstant dhe i përditësojmë ato”, thuhet në reagimin e ambasadës”, thuhet më tutje në këtë reagim. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz