HomeAmbasada amerikane: Këshillon protestuesit mos përdorni dhunë

Ambasada amerikane: Këshillon protestuesit mos përdorni dhunë

Të ngjajshme

Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burg

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, ka deklaruar se...

S’ka kush që e ndal, Kimi Antonelli fiton në Monaco

Kimi Antonelli ka fituar Çmimin e Madh të Monacos...

Abdixhiku me videomesazh: Dilni dhe votoni, përcaktone fatin e Republikës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dal me një...

Zyra zvicerane e migracionit shkurton 100 vende pune për shkak të rënies së kërkesave për azil

Sekretariati Shtetëror Zviceran për Migracionin (SEM) ka njoftuar se...

Ambasada e SHBA-ve inkurajon qeverinë, partitë e opozitës, dhe qytetarët, që të tregojnë përkushtimin e tyre të përbashkët për të ardhmen e Kosovës duke siguruar që protestat e planifikuara do të zhvillohen në mënyrë paqësore. Përmes një deklarate për media, kjo Ambasadë thekson se qytetarët kanë të drejtë që t’ia shprehin ankesat e tyre qeverisë dhe qeveria ka për obligim që t’i dëgjojë dhe t’iu përgjigjet.

“Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës, migrimi ilegal, sundimi i ligjit, korrupsioni, dhe marrëdhëniet rajonale dhe etnike, janë sfida serioze dhe të ndërlikuara të cilat kërkojnë angazhim të gjerë dhe përpjekje në gjithë Kosovën – duke përfshirë institucionet, opozitën, shoqërinë civile, dhe mediumet. Dhuna pengon zhvillimin e Kosovës dhe shërben për të tërhequr vëmendjen nga çështjet kritike me të cilat përballet vendi. Sjellja konstruktive dhe e padhunshme – në institucione dhe në rrugë – është e vetmja mënyrë që Kosova të përparojë”, thuhet në fund të deklaratës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz