BallinaSportAlves: Barcelona më trajtoi me mosrespekt

Alves: Barcelona më trajtoi me mosrespekt

Të ngjajshme

Vetëm edhe dy javë kohë, mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se deri...

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një...

GUXO në Belgjikë e ndal aktivitetin politik pasi Kurti nuk e rikandidoi Osmanin

Koordinatori i partisë Guxo për diasporë, Kujtim Hajdaj, ka...

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka kritikuar Barcelonën për sjellje me mosrespekt ndaj tij para se të kalonte në Juventus, njofton Klan Kosova.

Reprezentuesi i Barcelonës ka fituar 23 tituj me ekipin nga Camp Nou por u la si transfer i lirë për të kaluar tek gjigantët e Series A.

Ai në një intervistë për gazetën spanjolle ABC, akuzoi Barcelonën që nuk i kishte ofruar mundësinë për të bërë një kontratë të re.

“Mua më pëlqen të më duan dhe nëse nuk më duan, unë largohem”, ka thënë 33 vjeçari.

“Gjatë tri sezoneve të mia të fundit flitej për mua se do të largohesha, por asnjëherë nuk jam thirrur nga menaxhmenti për të biseduar”.

“Ata ishin shumë të padrejtë dhe të parespektueshëm. Nuk më respektuan. Pastaj, më ofruan rinovim kontrate vetëm se iu ndaluan transferimet e lojtarëve nga FIFA”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz