back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeAltin Krasniqi: S’ka luftëtarë të këqij – lufta s’ka përfunduar më 2020...

Altin Krasniqi: S’ka luftëtarë të këqij – lufta s’ka përfunduar më 2020 por më 1999

Të ngjajshme

Dortmundi u mbyt në “ujëra” bavareze, Bayerni po gëzon kreun

Bayern Munchen ka dalë fitues nga derbi i madh...

“No Kings”/ Në New York protestohet kundër Donald Trumpit

Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur protestat masive kundër...

Shpërthen zjarri në aeroportin e kryeqytetit të Bangladeshit – lëndohen disa persona

Bangladeshi është vënë në gatishmëri të lartë pas një...

Kalimi kufitar Rafah i Gazës do të rihapet të hënën

Kalimi kufitar Rafah i Gazës me Egjiptin do të...

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka shtruar pyetjen se pse po i pengon një kategorie të caktuar kërkesa për drejtësi, pas protestës të së premtes në Tiranë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së,

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi po ashtu pyet se kush mund të ketë frikë nga kërkesa për respektimin e të drejtave të të burgosurve dhe nga thirrja që drejtësia në Gjykatën Speciale të jetë në përputhje me standardet evropiane.

Mes tjerash, deputeti i PDK-së thotë se përtej dallimeve politike që mund t’i ekzistojnë sot, sipas tij, duhet të jetë e qartë se çdo familje, çdo dëshmor dhe çdo bashkëluftëtar që prej fillimeve të luftës për liri, janë pjesë e të njëjtës rrugë, të njëjtës sakrificë dhe të njëjtit ideal.

“Nuk mund të pranojmë që ata që ranë për liri të quhen të mirët, e ata që luftuan deri në fund të quhen të këqijtë. O jemi të gjithë të mirë, sepse ishim bashkë në luftën për liri, o jemi të gjithë të këqij nëse sot e mohojmë atë luftë”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.

Ndër të tjera, Krasniqi thotë se duhet bërë dallimi mes asaj që ndodhi gjatë luftës dhe asaj që ndodhi pas saj, sepse, sipas tij, nëse humbet kjo vijë ndarëse, e humbin vetë kuptimin e lirisë që e fituam me aq gjak e sakrificë.

“Lufta nuk ka përfunduar në vitin 2020, por në vitin 1999. Rrugëtimet pasluftës qoftë politike, qoftë bashkëpunimet apo ndarjet janë pjesë e realitetit demokratik të pasluftës, por ato nuk mund të përdoren për të rishkruar historinë e luftës. Duhet të bëjmë dallimin mes asaj që ndodhi gjatë luftës dhe asaj që ndodhi pas saj. Sepse nëse e humbim këtë vijë ndarëse, e humbim vetë kuptimin e lirisë që e fituam me aq gjak e sakrificë”, tha ai ndër të tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz