Alternativa garon në gjashtë komuna në zgjedhjet lokale të 2025-ës
dp

Lexo edheTemperaturat prekin të kuqen, Drejtoria për Emergjenca e Prishtinës apel për qytetarët

Kusari-Lila në një konferencë për media ka thënë se Alternativa do të paraqesë lista për asamble komunale në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut.
Ajo shtoi se po punohet për shtrirjen edhe në Gjilan dhe Ferizaj, me qëllim që Alternativa të zgjerojë praninë e saj politike në nivel lokal.
“Të enjten do të hapim zyrën tonë në Mitrovicë”, njoftoi ajo.

Lexo edheTemperaturat prekin të kuqen, Drejtoria për Emergjenca e Prishtinës apel për qytetarët
Në lidhje me zgjedhjet në Mitrovicë të Jugut, Kusari-Lila konfirmoi mbështetjen për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës, Faton Peci, nga Lista Guxo, njëkohësisht duke theksuar mbështetjen e Alternativës për veprimet e Qeverisë në veri të vendit.