Alonso pas humbjes së rëndë: Kjo ishte ndeshja e fundit e sezonit 2024/25, s’ka nisur ende sezoni i ri

Real Madridi e pësoi një humbje të thellë e të rëndë mbrëma nga Paris Saint-Germaini në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve.
Trajneri i ri i “Los Blancos”, Xabi Alonso është munduar ta zbusë humbjen e mbrëmshme duke thënë se kjo humbje i përket sezonit të kaluar, atij 2024/25, e jo atij që do të nisë në muajin e ardhshëm, shkruan “Gazeta Express”.
Ish-trajneri i Bayer Leverkusenit e ka analizuar edhe ndeshjen e mbrëmshme me kampionët evropianë, të cilët ishin dominues absolutë në fushën e blertë, në ndeshjen e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku po mbahet kjo garë.

Lexo edheSot publikohet kënga e re e Dafina Zeqirit
“E kishim ndërtuar planin tonë për ndeshjen, por pas 10 minutash, ndeshja mori histori tjetër. Nuk duhet të harroni diçka, kjo ishte ndeshja e fundit për sezonin 2024-2025, nuk ishte ndeshja e parë e sezonit 2025-2026. Po, është shumë e vështirë, PSG e ka ndërtuar prej vitesh këtë projekt, ne tani po e ndërtojmë. Nuk kam folur dot as për transfere me klubin pasi kemi qenë të angazhuar me Botërorin e klubeve”, deklaroi Alonso pas ndeshjes, teksa shtoi se ka parë gjëra pozitive tek ekipi, por që s’mund t’i shpjegonte ato pas këtij rezultati.
Realit i mbetet të punojë më së shumti me mbrojtjen, e cila ishte pika e dobët në ndeshjen e mbrëmshme me parisienët. /Gazeta Express














