back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaSportAllegri: Juventusi duhet respektuar, hapi i parë drejt finales

Allegri: Juventusi duhet respektuar, hapi i parë drejt finales

Të ngjajshme

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Barcelona duhet të bëjë një tjetër përmbysje historike, thuajse si ajo ndaj PSG-së, që të kapë gjysmëfinalet e Champions-it. Ky “stacion” duket qartësisht më afër Juventusit, që ka fituar mbrëmë 3-0, në një natë ëndrashr. Kjo i ka dhënë më shumë se një buzëqeshje Massimiliano Allegrit. Trajneri nga Livorno, pas ndeshjes, ka thënë: “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi bërë një ndeshje të madhe, kemi luajtur mirë mbrapa dhe kështu me radhë. Ky është hapi i parë drejt finales. Në Barcelonë do të jetë ndryshe, por ne kemi për të luajtur me shumë kujdes për kualifikimin.”

“Zonja e Vjetër” po e thotë me të lartë zërin e saj edhe jashtë Italisë. Allegri gjykon: “Në verë na u desh të na njohin, sepse ishim një ekip i ri. Unë si trajner kisha nevojë për të mësuar karakteristikat e lojtarëve. Kjo është një rrugë e rritjes dhe djemtë e meritojnë. Juventusi është shumë i respektuar në Europë, tashmë, dhe ky është rezultati im më i rëndësishëm i tri viteve të fundit.”

Më tej, trajneri ka fjalë të ngrohta për Dybala dhe Buffon: “Paulo ka theksuar edhe më shumë cilësinë e tij, ka bërë një lojë të jashtëzakonshme, me finalizim shumë të mirë. Gigi është i jashtëzakonshëm, përballë Iniestës u dëshmua i pakalueshëm.”Trajneri bardhezi bëri edhe një analizë të ndeshjes: “Në pjesën e parë kishim disa shanse për ndryshime në lojë, kur Barcelona pësoi, megjithatë vertikalizimet nuk ishin në lartësinë e kërkuar. Për këtë duhet të punojmë e të përmirësohemi para sfidës së kthimit. Merita të veçanta ka mbrojtja jonë, sepse mbajti larg portës Messin, Neymar dhe Suarez, një “trident” që bën të vuajë këdo. Buffon na shpëtoi në raste mjaft të vështira. Edhe në sulm ishim me shkëlqim, por mund të bëjmë më mirë.”/telesport.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz