BallinaRegjionale“Allahile a po bohet fjalë për t'njejtin Hasan"? (FOTO)

“Allahile a po bohet fjalë për t’njejtin Hasan”? (FOTO)

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë në sheshin e qytetit është inauguruar shtatorja e Hasan Prishtinës, shkruan DrenicaPress.

Po ashtu, komuna i ka vendosur sheshit kryesor emrin e atdhetarit Hasan Prishtina.

Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm figura të njohura të jetës politike. Pjesëmarrës ishin edhe Bekim Jashari , kryetar i Skënederajt dhe Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit.

Lidhur me këtë ngjarje, Bekim Jashari ka shkruar në profilin e tij në Facebook.

“Me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në ceremoninë dhe festën e dyfisht në Vushtrri, me rastin e përurimit të shtatores së Hasan Prishtinës, një nga udhëheqësit dhe diplomatët të shquar të Drenicës, që bëhet pikërisht në 20-vjetorin e çlirimit të qytetit të Vushtrrisë. Ta gëzojnë qytetarët e Vushtrrisë këtë vepër të mrekullueshme dhe emrin e sheshit “Hasan Prishtina”, ka shkruar Jashari duke i bashkënagjitur edhe fotografi, ku shihet së bashku me Ramiz Lladrovcin.

E ndaj kësaj fotografie ka reaguar asamblisti, Malsor Bejta, duke bashkënagjitur në reagimin e tij edhe një fotografi të Qendrës Kulturore “Hasan Prishtina” në Skënderaj në gjendje jo të mirë.

“Allahile a po bohet fjalë për t’njejtin Hasan? P.S. kqyre qysh i kanë qu gishtat bre, ta merr menja që jane tu dalë n’foto me MC Kreshen”, ka shkruar Bejta./Drenicapress

Fotografia e Malsor Bejta

Fotografia e Malsor Bejta