back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaOpinioneAlketa Gashi-Fazliu boton librin “Klithma”

Alketa Gashi-Fazliu boton librin “Klithma”

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Autorja Alketa Gashi-Fazliu ka sjellë para lexuesit librin e saj më të ri, të titulluar “Klithma”, një vepër që përmbledh dëshmi të fuqishme dhe rrëfime tronditëse nga pasojat e luftës. Libri shpalos klithmat e një realiteti që harrohet vetëm nga autorët dhe shkaktuesit e tij, por që mbetet i gdhendur thellë në shpirtin e një populli të mbushur me martirë dhe plagë të pashërueshme.

“Klithma” sjell rrëfimet e fëmijëve të dikurshëm, sot të rritur, të cilët u gjymtuan nga bombat dhe minat e një shteti shovinist. Përmes tregimeve të tyre, autorja ndriçon dhimbjen, traumën dhe forcën e mbijetesës së atyre që lufta ua ndryshoi jetën përgjithmonë.

Në faqet e librit, klithmat shndërrohen në fjalë të ndërgjegjes dhe shpresës. Janë zëra të viktimave fëmijë, tashmë në moshë madhore, që kërkojnë një botë më të drejtë, më të bukur dhe me shpirt njerëzor.

“Klithma” është një homazh për guximin dhe qëndresën, por edhe një thirrje për mosharresë. Autorja shpreh krenarinë e saj për këta heronj të heshtur, të cilët sot janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bartës të kujtesës kolektive të një populli.

Të Fundit

Sport

ShowBiz