Kryetari i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, është i ftuar në “Pressing” të T7.
Partia e tij PDSH nuk garon në zgjedhje lokale.
Por, ai ka thënë se ka pasur oferta edhe nga VLEN, edhe nga BDI.
Ka thënë se ofertat e tyre ishin që të kenë tre kandidatë në tre komuna.
Por, thotë se nuk ka pranuar – duke shtuar se Ali Ahmeti ka menduar për të që “nuk ka që ka t’ia mbajë”.
“Ata do t’ia arrinin mposhtjen time nëse do të isha bërë pjesë e Qeverisë, sonte fjalët e mia nuk do kishin kurfarë vlere për Ali Ahmetin. Nëse unë do isha pjesë e Qeverisë fjalët e mia. Gjithonë Ahmeti ka mendu që unë nuk kam ka t’ia mbajë, ka mendu që do të bëjë kompromis për 2-3 komuna apo 10 këshilltarë, të dy palët minumimin për koalicion të zgjedhjeve lokale edhe pala e Qeverisë edhe opozitës më kanë bërë 3 komuna shqiptare”, ka thënë Thaçi. /Gazeta Express