back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti: Afrim Zhitia kryeredaktori i lirisë që kërkohej nga qielli por...

Ali Ahmeti: Afrim Zhitia kryeredaktori i lirisë që kërkohej nga qielli por vepronte në tokë

Të ngjajshme

Betohen 19 kadetë të rinj të FSK-së

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt sot...

SHBA-ja e përdor veton përsëri kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë

Shtetet e Bashkuara e përdorën veton përsëri kundër një...

KE miraton një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë të re sanksionesh...

Ish eprori i UÇK-së, njëherit kryetar i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka marrë pjesë në përurimin e shtatores së heroit Afrim Zhitisë në Llug të Podujevës. Nga aty vlerësoi lartë rolin e kontributin e Afrim Zhitisë.

Ai tha se Afrim Zhitia ishte kryeredaktori i lajmëtarit të lirisë që punonte nën hundën e Beogradit.

“Vllezër e motra këtu , me ndihmë e institucioneve dhe angazhimin e kryetari të Podujevës po ngritët shtatorja e Afrim Zhitisë, sekretarit organizativ të Lëvizjes Kombëtare. Sot po ngritët shtatorja e kryeredaktorit të parë të gazetës ilegale ‘Minatori’, mu në ngjarjen më të mëdha që ndodheshin në Kosovë. Sot po ngritët shtarorja e Afrim Zhitisë së kryeredaktorit të lajmëtarit të lirisë, gazetë që vepronte nën hundën e Beogradit. Ky ishte kryeredaktori që kërkonim në qiell dhe ai vepronte në tokën mëm të Kosovës. Sot po ngritët shtatorja e Afrim Zhitisë, organizatorit dhe ideatorit të parë që rezistencën nga ajo në rrugë të shndërrojmë në rezistence reciprociteti në forcë i përgjigjemi pushtues janë ngrit celulat e para nga Afrim Zhitia”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti edhe këtu foli për luftën e UÇK-së, duke u shprehur i bindur se do të dështojnë tendencat e perandorisë së Lindjes së udhëhequr nga Kremlini e Moska që ushtria e Kosovës ishte terroriste e ndërmarrje kriminale.

“Pavarësisht akuzave, pavarësisht tendencave të BEOGRADIT se kjo ushtri ka qenë një ndërmarrje kriminale, pavarësisht tendencave tepër të organizuar të Lindjes, për t’iu kundërvënë demokracisë së vërtetë që ndihmonte popujt në pushtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nato, si një organizatë politiko-ushtarake duke e fajësuar edhe drejtpërsëdrejti Amerikën, NATO e Evropën se gjoja se në Evropë kanë mbështetur një lëvizje kriminale. Ushtria jonë ka qenë ushtri që ka luftuar për liri. Ushtria jonë ka qenë ushtri që ka realizuar amanete e mijëra, mijëra njerëzve të vrarë për këtë tokë. Andaj, do të dështojnë të gjithë atë në veçanti perandoria e Lindjes e udhëhequr nga Kremlini e Moska se ushtria jonë ka qenë terroriste e ndërmarrje kriminale. Ashtu sic kemi fituar deri më tani edhe këtë proces tepër skandalizuar ne do të jemi, dhe Kosova do të jetë triumfues”, deklaroi Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz