Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar të kësaj partie, pasi që ka marrë një pozitë tjetër, shkruan Gazeta Metro.
Gazeta Metro ka mësuar se Haxhiu është emëruar shefe e grupit parlamentar të VV’së, gjë që e bën të pamundur të jetë në pozitën e ministres.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti me anë të një videoje ku kishte prezantuar kabinetin e tij qeveritar, Haxhiun e kishte cilësuar si ministre e ardhshme e drejtësisë, gjë që tashmë ka ndryshuar.
Mirëpo ndryshim në vendimet e VV’së shihet edhe te i zgjedhuri si kryeparlamentar, Glauk Konjufca, për të cilin raportohet se do të jap dorëheqje nga ky post, me ç’rast edhe i jep epilog pritjes për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës me LDK’në.
Kujtojmë se kanë kaluar 121 ditë nga rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, ku parti e parë fituese doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje, duke e lënë si parti të dytë LDK’në, me të cilën zhvilloi shumë takime për arritjen e kësaj marrëveshje të shumëpritur, nga e cila deri më sot nuk solli asnjë rezultat. /gazetametro.net