back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeAlbulena Haxhiu largohet nga Ministria e Drejtësisë, publikon fotografi nga takimi lamtumirës

Albulena Haxhiu largohet nga Ministria e Drejtësisë, publikon fotografi nga takimi lamtumirës

Të ngjajshme

Albulena Haxhiu ka reaguar pasi ia ka dorëzuar detyrën zv/ministrit Blerim Sallahu. Ajo ka publikuar fotografi nga takimi lamtumirës me stafin e Ministrisë së Drejtësisë.

Haxhiu ka thënë se ka qenë një udhëtim jo gjithmonë i lehtë.

“Në takimin lamtumirës me stafin e Ministrisë së Drejtësisë, pata rastin të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej tyre. Ka qenë një udhëtim që nuk ka qenë gjithmonë i lehtë. Ka pasur ditë me orë të gjata pune, vendimmarrje të vështira dhe sfida që kërkonin guxim për të përballuar rezistencën ndaj ndryshimit. Por në çdo hap të kësaj rruge, tek stafi politik dhe ai civil kam parë jo vetëm profesionalizëm, por edhe përkushtim, kurajo dhe besim të palëkundur se e mira publike duhet të qëndrojë mbi gjithçka.”

“I falënderova nga zemra për gjithçka që kemi ndërtuar së bashku. I inkurajova që të vazhdojnë ta ruajnë frymën e bashkëpunimit, përgjegjësinë dhe integritetin, sepse drejtësia nuk është një projekt katërvjeçar por është një mision i përhershëm që kërkon përkushtimin e secilit prej nesh. Faleminderit për respektin, për punën tuaj dhe për mbështetjen e pakushtëzuar gjatë gjithë këtyre viteve.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz