back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeAlbulena Haxhiu: Klika që doli nga VV-ja, e pranoi se është më...

Albulena Haxhiu: Klika që doli nga VV-ja, e pranoi se është më e vogël se gjysma e AAK-së

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Deputetja nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj koalicionit PSD-AAK.

Haxhiu në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se ky koalicion konfirmon se PSD ka qenë vazhdimisht në pushtet dhe se sipas saj i kanë dhënë mbështetje PAN-it sa herë që i janë ligështuar këmbët.

Ajo ka thënë se “klika që doli nga Vetëvendosja, me 12 ulëset në parlament, për të cilët vazhdimisht ka insistuar se janë të fituara e jo të vjedhura, hyri në negociata për koalicion parazgjedhor me një subjekt tjetër politik (AAK) që poashtu ka 12 ulëse”.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Koalicioni mes AAK dhe këtyre të Shpendit, më në fund i zhveshi komplet.
Ky koalicion, konfirmon konstatimin e ripërsëritur disa herë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, se në fakt ata kanë qenë vazhdimisht në pushtet. Ata i kanë dhënë mbështetje PAN-it sa herë që i janë ligështuar këmbët. E edhe tash, zyrtarizoi koalicion me kryeministrin e PAN-it.
Por edhe më me rëndësi është demaskimi (apo vetëdemaskimi) i tyre duke pranuar poshtërimin publik, vetëm për të shmangur vendimin eventual për mosshkuarje në zgjedhje. Ne kemi qenë të bindur dhe e kemi deklaruar se Shpendi me të vetët në asnjë rrethanë nuk do të shkojnë të vetëm në zgjedhje, për të evituar dënimin e paevitueshëm nga ana e votuesve.
Klika që doli nga Vetëvendosja, me 12 ulëset në parlament, për të cilët vazhdimisht ka insistuar se janë të fituara e jo të vjedhura, hyri në negociata për koalicion parazgjedhor me një subjekt tjetër politik (AAK) që poashtu ka 12 ulëse. Sikur ata vetë, ose edhe AAK vetëm pak të kishin besuar që këto ulëse janë të fituara e jo të vjedhura, diskutimi do të shkonte drejt ndarjes së barabartë të numrit të kandidatëve në listën e përbashkët zgjedhore. Duke i ofruar më pak se çerekun e vendeve në listë, Haradinaj u tregoi publikisht se sa i vlerëson ai këto 12 ulëset (më pak se çerekun e deputëteve të vet), kurse me pranimin e ofertës, klika e pranoi publikisht tradhëtinë që ka bërë ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Pra, klika pranoi se është më e vogël se 1/4 e AAK. E meqenëse AAK është diku 12%, i bie se klika janë më pak se 3%. Sondazhet paskan qenë të sakta. Tash haptazi ata e pranuan se në çfarë momenti të vështirë ndodhen kur askush tjetër nuk pranonte t’i fuste në listat e veta pa i poshtëruar paraprakisht.

Ndryshe PSD dhe AAK sot kanë nënshkruar marrëveshje për një koalicion parazgjedhor./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz