Albulena Balaj Halimaj, Kandidatja e Nismës për Kryetare të Prizrenit, vazhdon fushatën zgjedhore në lagjen e saj të lindjes
Sot, në lagjen ku ka lindur dhe është rritur, Albulena Balaj Halimaj ka ndjerë fuqinë dhe mbështetjen e qytetarëve të Prizrenit në rrugëtimin e saj zgjedhor.
Me një falënderim të veçantë për Arbana, ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe besimin që po merr çdo ditë.
“Arbana ka një vend të veçantë në zemrën time. Faleminderit për mbështetjen tuaj të ngrohtë, për fjalët e mira dhe për besimin që më jepni çdo ditë. Ky besim është forca ime për të ecur përpara dhe për të punuar për një Prizren që e meriton secili qytetar”, ka shkruar Albulena Balaj Halimaj.
Kandidatja e Nismës për Kryetare të Prizrenit ka vazhduar angazhimin e saj për të sjellë ndryshime dhe mundësi të reja për qytetarët e Prizrenit, duke përkushtuar vëmendje të veçantë nevojave dhe interesave të komunitetit.