back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeAlbin Kurti sulmon lagjet e shtrenjta të Prishtinës, por aty kanë shtëpi...

Albin Kurti sulmon lagjet e shtrenjta të Prishtinës, por aty kanë shtëpi bashkëpunëtorët e ngushtë të tij – ja emrat

Të ngjajshme

Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial...

Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kievit për një javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se homologu i tij...

Obiliqi heq taksën 10-eurosh për ankesat e qytetarëve

Komuna e Obiliqit ka vendosur të heqë tarifën prej...

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e...

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin e zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kritikën e tij të vazhdueshme kundër pushteteve ndaj të cilave ka qenë opozitë, e ka bërë duke ua përmendur pasurinë politikanëve e partive që kanë qeverisur me vendin.

Gjatë gjithë kohës Kurti përmendte shtresën e varfër të popullit, derisa thoshte se kur të vendoset në pushtet Vetëvendosje nuk do të ketë privilegje për të pasurit që e kanë varfëruar Kosovën.

Megjithatë siç mëson Gazeta Express, dy prej bashkëpuntorëve të Kurtit, Taulant Kryeziu (Anëtar i VV’së ish-kandidat për deputet) e Luan Dalipi (shef i stafit të Kurtit gjatë kohës sa ishte kryeministër) kanë shtëpi në “Marigonë”, lagjen më të shtrenjtë të Prishtinës.

Se ka shtëpi në “Marigonë”, Dalipi e ka konfirmuar edhe në regjistrin për deklarimin e pasurisë, të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.
“Ndërsa kapitalin e konsiderueshëm financiar për blerjen e shtëpisë me 10 ari tokë në Marigona Residencë, në Çagllavicë, si dhe veturën time dhe të bashkëshortës – i kemi siguruar nga dividentat e mia si ish-aksionar në MDA, nga të ardhurat e mia dhe të bashkëshortes (rrogat), kreditë personale, si dhe ndihmës financiare nga prindërit”, thuhet në fund të regjistrit.

Për një gjë të tillë para disa muajsh kishte folur edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili kishte treguar se jetojnë në të njëjtën lagje me Luan Dalipin në Marigonë.

“Zotnia që e ka zgjedh Albin Kurti me qenë shef i kabinetit të tij, Luan Dalipi, jeton në të njëjtën lagje me mua, ai zotni ka tri shtëpi në Marigonë. Dy prej tyre flitet që janë të Albinit edhe të Vetëvendosjes”, kishte treguar Haradinaj.

Haradinaj ishte pyetur atë kohë  nëse e kishte parë Albin Kurtin në të njëjtën lagje, por kishte thënë se për një gjë të tillë duhet pyetur Kurti.

“Nuk e di a e kam parë, pyeteni ju”, kishte deklaruar Haradinaj.

“Unë kam parë Luan Dalipin që banon aty, një njëri prej 2 milionë kosovarëve u zgjodh, njeri i akuzuar për korrupsion, me aktgjykim, nuk e di ka marrë dënim apo jo. Dhe flitet në lagje se dy prej tyre janë të Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes, nuk e di për çfarë i shfrytëzojnë por flitet”, kishte shtuar tutje Haradinaj./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz