Albin Kurti shkon në Vllahi të Bajgorës, flet për Trepçën dhe Mitrovicën
BILLI

Lexo edheEdhe 10 ditë u kanë mbetur bashkatdhetarëve për të aplikuar për votim me postë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë ditës së sotme do të marrë pjesë në Vllahi të Bajgorës, komuna e Mitrovicës për të biseduar me qytetarët lidhur me Trepçën dhe këtë komunë, shkruan Gazeta Blic.
Kështu ka njoftuar edhe kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri i cili ka shkruar se nisja bëhet në mënyrë të organizuar nga Mitrovica (përballë Raiffaisen Bank apo ish-hotelit Adriatik), në ora 09:00, ndërsa kthimi në ora 15:00.
“Së bashku me Kryeministrin në ardhje Albin Kurti do të qëndrojmë në Vllahi të Shalës së Bajgorës, për të bashkëbiseduar për Trepçën, Mitrovicën dhe gjithë Kosovën.

Lexo edheEdhe 10 ditë u kanë mbetur bashkatdhetarëve për të aplikuar për votim me postë
Ejani së bashku me ne në piknik, të bashkohemi me të drejtën e të drejtin, me të mirën që po vjen.
Nisja bëhet në mënyrë të organizuar nga Mitrovica (përballë Raiffaisen Bank apo ish-hotelit Adriatik), në ora 09:00, ndërsa kthimi në ora 15:00”, ka shkruar ai./Gazeta Blic