BallinaLajmeAlbin Kurti: Numri i të infektuarve e ka kaluar atë të shëruarve

Albin Kurti: Numri i të infektuarve e ka kaluar atë të shëruarve

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Para mediave bashkë me ministrin në detyrë Arben Vitia, dhe drejtorin e SHSKUK-së Basri Sejdiun, pranë Klinikës Infektive tha se u dhanë mbështetje si qeveri në detyrë, në mënyrë që “të mos humbet ndeshja në 10 minutat e fundit kur fitorja është afër”.

“Do të fitojmë vetëm kur të jemi bashkë”, u shpreh Kurti.

Kurti e dha edhe një lajm që e quajti brengosës, dhe sipas tij, me informatat që ka marrë nga infektologët, numri i të infektuarve e ka kaluar atë të shëruarve.

“Ftojmë qytetarët që në mënyrë rigoroze t’i përmbahen thirrjeve e rekomandimeve. E dimë që qytetarët i kanë nga 3 orë jashtë vendbanimeve, dhe edhe ato nuk është mirë t’i shfrytëzojnë pa nevojë. Dilni vetëm kur është e domosdoshme, duhet ta ruajmë veten tonë dhe njëri-tjetrin. Si qeveri në detyrë jemi në konsultime ditore me ekspertë të Harvardi. Kemi mbështetjen e tyre falas”, u shpreh Kurti.

Në dy ditët e fundit, tha Kurti, kemi diçka brengosëse.

“Numri i të infektuarve e ka kaluar numrin e të shëruarve. Mbrëmë u dha njoftimi se dje kishim 8 të infektuar e asnjë të shëruar e pardje 24 të infektuar e 14 të shëruar. Kjo lakore ngelet e tillë përveç këtyre ditëve të fundit. Duam ta fuqizojmë mesazhin tonë dhe t’i përmbahemi masave e udhëzimeve që të mos kemi dështime”, u shpreh Kurti.

Ndërkaq, drejtori i SHSKUK-së Sejdiu tha se kanë marrë mbështetje të vazhdueshme qeveritare, dhe i falënderoi për kontributin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz