back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeAlbin Kurti nuk do të “tërhiqet” për Agim Veliun, as pas ultimatuimit...

Albin Kurti nuk do të “tërhiqet” për Agim Veliun, as pas ultimatuimit të Isa Mustafës?!

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk do të “gjunjëzohet” nga ultimatumi që i ka dhënë lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Siç merr vesh Gazeta Blic nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti nuk do ta kthej më në postin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

“Albin Kurti nuk do të tërhiqet nga vendimi i tij për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme pavarësisht kërkesës së Isa Mustafës”, tha ky burim.

Ndërkohë, Mustafa në një reagim në Facebook përpos që ka kërkuar prapësimin e vendimit për ministrin e Brendshëm Agim Veliu, ka kërkuar edhe heqjen e menjëhershme të taksës, në të kundërtën Isa Mustafa ka paralajmëruar prishjen e koalicionit qeverisës.

Ky ishte reagimi i plotë i Isa Mustafës:

Qytetarë të nderuar</ class=”g-single a-303″>Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.
Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit.

Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së.

Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike.

Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.

Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit. IM

Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit nga VV, Arbëri Nagavci ka folur për Gazeta Blic pas shkarimit të Agim Veliut.

“Secili prej ministrav duhet që duhet ti diskutojë në qeveri qëndrimet e tij, roli i ministrit i punëve të brendshme është i jashtëzakonshëm dhe roli i tij duhet të jetë në një vijë me Qeverinë, qëndrimet e ndara në një situatë të tillë nuk na bëjnë mirë”, tha Nagavci për GazetaBlic. 

Të Fundit

Sport

ShowBiz