back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti ia uron postin e kryetarit të LDK’së Lumir Abdixhikut, ka...

Albin Kurti ia uron postin e kryetarit të LDK’së Lumir Abdixhikut, ka këtë porosi për Abdixhikun

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ia ka uruar pozitën e re në LDK Lumir Abdixhikut, atë të kryetarit.

Kurti, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka pritur bashkëpunim ndërmjet opozitës dhe qeverisë, si dhe opozitarizëm, siç e quan ai, të fortë në legjislaturën e re, për të cilën nga partia e tij kanë thënë se do konstituohet në fund të marsit, përcjell Gazeta Express.

“Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë”, thuhet në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.

Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.

Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz