back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti: Hilmi Haradinaj i dha Kosovës katër gjeneralë e dy dëshmorë

Albin Kurti: Hilmi Haradinaj i dha Kosovës katër gjeneralë e dy dëshmorë

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka ngushëlluar familjes Haradinaj, për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit.

Me këtë rast Albin Kurti e ka quajtur Hilmi Haradinajn, babain e dëshmorëve të kombit, Luan e Shkëlzen Haradinaj.

“Për breza me radhë, trevat shqiptare kanë formësuar dhe kalitur prindër të urtë e të fortë, të cilët qëllim parësor kishin rritjen dhe brumosjen e fëmijëve të tyre në frymën e lirisë dhe atdhedashurisë.

Janë brezat e odave, të fjalës e besës, të parmendës e pushkës, të cilët kishin të rrënjosur thellë dashurinë ndaj tokës e kombit dhe qëndresën në luftën për liri e bashkim. I tillë ishte Hilmi Haradinaj, i cili luftës për çlirimin e Kosovës ia dha katër gjeneralë e dy dëshmorë. Me rastin e lajmit për vdekjen e bacës Hilmi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e të afërmëve, gjithë trevës së Dukagjinit e më gjerë. Qoftë i paharruar kujtimi për Bacën Hilmi!”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz