Albin Kurti sonte ka folur për veteranët e rrejshëm, njofton Gazeta Blic.
Ai ka thënë që beson se shumë njerëz kanë marrë pjesë në luftë, por ka sqaruar se ‘pjesëmarrje në luftë’ dhe ‘veteran’ nuk është e njëjtë, dhe se duhet të bëhet rivlerësimi i tyre.
“Ne rrezikojmë që me këto shifra të fryra ta dëmtojmë imazhin e kombit tonë”.
“Nëse nesër një studiues i huaj vjen tek ne, del që ka invalidë e veteranë në një vend apo fshat që nuk ka pasur fare luftë”, ka thënë Kurti./Gazeta Blic