back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti është vaksinuar i pari në vend me vaksinën Anti-COVID

Albin Kurti është vaksinuar i pari në vend me vaksinën Anti-COVID

Të ngjajshme

Një penallti e humb, një e shënon / Korenica bën gol në Rumani

Skuadra e Clujit është duke luajtur ndaj Metaloglobus Bucharest,...

Sami Lushtaku: Lista Serbe dhe Nenad Rashiq s’kanë asnjë dallim

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherit kandidati për...

Yllka Kuqi 42, por ende me shkëlqim si të ishte 22 (Foto)

Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, këtë verë ka pasur...

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është vaksinuar i pari në vend me vaksinën Anti-COVID të AstraZenecas, raporton Gazeta Express.

Në prani të ekipit mjekësor dhe mediave, Kurti ka marrë vaksinën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndërsa, sot pritet të vaksinohet edhe një pjesë e stafit shëndetësorë në Klinikën Infektive.

Vaksinimi do të vazhdoj edhe nesër në Klinikën Infektive dhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndërsa, në komunat tjera, qytetarët pritet të vaksinohen gjatë të enjtes dhe të premtes.

Në fazën e parë, sipas planit të vaksinimit do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).

Në këtë grup, numri i përgjithshëm i personave llogaritet të jetë 54.000 mijë apo 3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

Faza e dytë përfshinë grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ky grup përbëhet nga 306.000 persona apo 17 për qind e popullsisë.

Ndërkaq, për fazën e tretë parashihet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz