back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeAlbian Ajeti shënon gol të rëndësishëm në humbjen e Baselit ndaj PAOK-ut

Albian Ajeti shënon gol të rëndësishëm në humbjen e Baselit ndaj PAOK-ut

Të ngjajshme

Macron: Franca do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të re

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar planet për të...

Ulutas takon Presidentin e Sllovakisë: Folën për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas,...

Njësia MSU e KFOR-it zhvillon ushtrime të Betejës së Afërt në Prishtinë

Ushtarët nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e misionit...

“Demorkatike” – Abdixhiku prezaznton programin e LDK-së me gabime drejtshkrimore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...
- Advertisement -

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka shënuar një gol të pamjaftueshëm por të rëndësishëm në humbjen e skuadrës së tij, Basel, ndaj PAOK-ut në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Baseli i shkoi PAOK-ut në “Stadio Toumba” në Selanik dhe u mposht 2-1 të martën mbrëma, raporton Gazeta Express.

Grekët e mbyllen pjesën e parë me një gol avantazh, të realizuar nga Jose Canas në minutën e 32-të.

Për ta dyfishuar epërsinë e PAOK-ut u përkujdes Aleksandar Prijovic dhjetë minuta para fundit, por zviceranëve u dha jetë për ndeshjen e kthimit shqiptari Albian Ajeti, i cili shënoi në minutën e 82-të.

Goli i Ajetit do të thotë shumë, pasi është shënuar si mysafir dhe Baselit i mjafton fitorja minimale 1-0 në ndeshjen e kthimit për të kaluar në rundin e tretë.

Baseli do ta kërkojë kualifikimin në ndeshjen e kthimit në shtëpi. /Gazeta Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz